Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Çlirim Gjata, ishte sot në protestën e Aleancës për Teatrin, mbajtur para SPAK.

Ai tha se SPAK nuk guxon të bëjë asgjë që është kundër qeverisë, ndërsa tha se korrupsioni luftohet vetëm me përballje popullore.

“SPAK u krijua për të hetuar dhe arrestuar politikanët e korruptuar, dhe ja ku jemi. Pse u bë reforma në Drejtësi? Pse u ngrit ky SPAK? Janë një trup frikacakësh që nuk guxojnë të bëjnë asnjë veprim kundër qeverisë. Politika trimërohet, thotë ta përdorim politikisht SPAK. Vetëm me përballje popullore mund të luftohet korrupsioni, nuk ka asnjë shpresë tjetër”, tha ai.

Sakaq, protesta tjetër e Aleancës do të zhvillohet sërish ditën e hënë në orën 10:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb