Një turist amerikan vdiq në Rio de Zhaneiro të premten, tre ditë pasi u qëllua gjatë një konfrontimi midis tregtarëve lokalë të drogës dhe vigjilentëve.

Konsullata e SHBA në Rio dhe spitali Samaritano Botafogo konfirmuan vdekjen e Trey Barber në deklarata të veçanta. Konsullata nuk ofroi më shumë detaje për shkak të çështjeve të privatësisë familjare.

Barber fillimisht u identifikua nga policia dhe spitali si 28-vjeçari Joseph Trey Thomas. Ai u qëllua në qafë në një apartament në veri të Rios.

Policia tha se Barber ishte duke vizituar një mik kur u qëllua. Mediat braziliane raportuan se ai ishte në Rio me pushime që nga korriku dhe jepte mësime të gjuhës portugeze në Los Anxhelos.

Policia lokale gjeti gjithashtu një tjetër të vdekur pas të njëjtës shkëmbim zjarri.

Sipas Instituto Fogo Cruzado, 116 persona u qëlluan në zonën metropolitane të Rios në vitin 2021. Njëzet e katër prej tyre vdiqën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb