Një ukrainas i vuri flakën vetes jashtë Konsullatës së Ukrainës në qytetin jugor të Polonisë Krakov , raportuan mediat lokale.

63-vjeçari ishte duke qëndruar në radhë në konsullatë kur papritmas filloi të bërtiste në gjuhën ukrainase , thanë dëshmitarët për mediat lokale.

Sipas radiostacionit RMF FM, burri u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të kthehen në Ukrainë për të luftuar forcat ruse .

“Ai më pas derdhi një lëndë të ndezshme mbi veten e tij, i vuri flakën vetes dhe vrapoi përpara,” tha për gazetën Onet Piotr Szpiech , një oficer i policisë së Krakovit.

Efektivët e policisë së bashku me një kalimtar të rastit kanë arritur të kapin burrin dhe të shuajnë flakët.

Ai u dërgua në spital në gjendje kritike , thuhet në raport.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është një shtetas ukrainas që jeton në rajonin juglindor të Polonisë së Vogël, tha një zyrtar i policisë për Onet.

Dëshmitarët janë duke u marrë në pyetje, por motivi i tentativës së tij për vetë-djegie ende nuk dihet, shtohet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: