Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se një ushtar i saj dhe një civil është vrarë dje në rajonin Donbas në Ukrainën lindore në të shtënat me separatistët pro-rusë.

Forcat e Armatosura të Ukrainës në një njoftim theksuan se tre ushtarë u plagosën nga të shtënat, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spital, ndërsa dy të tjerët janë në trajtim.

Më tej, njoftohet se personi civil u vra në fshatin Novoselovka si rezultat i të shtënave të separatistëve pro-rusë.

Në njoftimin e ushtrisë ukrainase thuhet se separatistët pro-rusë shkelën armëpushimin 16 herë gjatë 24 orëve të fundit.

Më 21 nëntor të vitit 2013, në Kiev filluan demonstrata, pasi presidenti i atëhershëm, Viktor Yanukovych, dështoi të nënshkruajë Marrëveshjen e Asociimit të Bashkimit Evropian (BE).

Yanukovych u largua nga vendi në shkurt të vitit 2014 mes protestave në rritje, ndërsa separatistët pro-rusë në qytetet Donetsk dhe Lugansk në rajonin Donbas në lindje të vendit atëherë shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre.

Që nga viti 2014, mbi 13 mijë njerëz janë vrarë në përleshjet midis separatistëve pro-rusë dhe administratës së Kievit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb