LIBI

Tetë ushtarë u vranë të shtunën në një sulm në një kamp trajnimi të forcave të armatosura lindore libiane të Khalifa Haftar në qytetin jugor të Sebha, tha kreu i bashkisë lokale.

Hamed al-Khaiyali i tha Reuters se një ushtari iu pre koka, ndërsa të tjerët janë therur ose janë qëlluar për vdekje. Një burim i Ushtrisë Kombëtare Libiane të Haftar (LNA) fajësoi Shtetin Islamik dhe luftëtarët Chadian (ushtri tribu) për sulmin.

Edhe pse ky territor më së shumti mbahet nga LNA dhe ushtria e Haftar, forcat ushtarake të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tripoli po shtrijnë akoma më tej pushtetin. LNA u përball me kundërshtim të fortë nga grupi etnik Tebu gjatë fushatës së saj në jug. Militantët e ISIS janë gjithashtu aktivë në Libinë jugore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb