Një vajzë 8-vjecare është diagnostikuar me kancer në gjoks, duke u bërë kështu rasti me moshën më te re të të prekurve nga kjo sëmundje e rëndë.

Chrissy Turner nga Utah kishte shqetësime dhe pas vizitave dhe ekove, iu vërtetua se kishte gjendër në gjoks.
‘Ishte mesi i tetorit, kur vajza erdhi e frikësuar sepse kishte prekur një kokërr në gjoks”, thotë Troy, babai i Utah për ABC4.

Për prindërit, frika më e madhe u vërtetua nga analizat që sipas mjekëve bëhej fjalë për një rast të rrallë të kancerit në gjoks, të quajtur, ‘secretory carcinoma’.

Kjo sëmundje prek 1 në 1 milion persona, por Chrissy tani duhet të kryejë një mazektomi.
‘Isha e frikësuar për herë të parë kur e mësova. Por i thashë vetes, do ta mund sëmundjen, dhe do ta bëj”, thotë 8-vjecarja shpresëplotë.

Vajza duket se ka ngjarë nga prindërit, pasi dhe ata kanë vuajtur nga tumoret.
“Ne vijojmë të luftojmë. Bëjmë çmos të buzëqeshim cdo ditë dhe të mbajmë kokën lart. Mbase më e mira është duke ardhur”. thotë nëna e 8-vjecares.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: