TIRANË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak minuta më parë. Një 31-vjeçare është hedhur nga kati i tetë i një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Policia dhe një ambulancë ndodhet në vendin e ngjarjes. Në vend janë mbledhur njerëz të shumtë dhe dëshmitarë.

Informacion paraprak
Rreth orës 13:13, në zonën e Astirit shtetasja U. Q., 31 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 8 i pallatit, ku për pasojē ka ndërruar jetë. Po punohet për saqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb