15 migrantë në bordin e një anijeje u mbytën në bregun perëndimor të Turqisë në detin Egje’, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë, bëri të ditur roja bregdetare turke.

Autoritetet u alarmuan për aksidentin në bregun e Diklit, në provincën e Izmirit, pasi dy të mbijetuar arritën të notonin deri në breg.

Rojat bregdetare thanë në një deklaratë se 13 migrantë, duke përfshirë tre fëmijë, rezultonin të humbur.

‘’Ishin 14 afganë dhe një qytetar iranian në barkë’’, theksuan rojat bregdetare duke cituar informacionin e të mbijetuarve.

Bregu i Dikilit është afër ishullit grek të Lesbos.

Migrantët vazhdojnë ta përdorin Turqinë si një pikënisje kur përpiqen të mbërrijnë në Greqi, vend anëtar i BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb