“Është një ndeshje që nuk do e doja kurrë, për më tepër në gjysmëfinale”. Në vigjilje të sfidës kundër Italisë, Goran Pandev, sulmuesi i Parma dhe simboli i përfaqësueses Maqedonase, në një intervistë për Corriere dello Sport, analizoi këtë përballje:

“Maqedonia për mua është gjithçka, por Italia më ka dhënë gjithçka. Është vendi ku kanë lindur fëmijët e mi. Të luash kundër kampionëve të Evropës në transfertë nuk është ideale për ne. Italia, ashtu si Portugalia përballë Turqisë, është favorite. Në të njëjtën kohë është gjithashtu e vërtetë që presioni është mbi ta. Italia ka në dispozicion disa lojtarë shumë të mirë, vijon më tej Pandev, të fitosh Evropianin në Angli nuk është e lehtë.

Sa ka ndryshuar Italia në këto vite? Në raport me 20 vite më parë kur erdha në kampionatin tuaj është ulur niveli teknik. Për këtë arsye ka ende lojtarë si Ibrahimovic, Chiellini e Quagliarella që akoma vijojnë të bëjnë mirë”, u shpreh ndër të tjera Goran Pandev.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: