Një virus i ri ka vënë në shenjestër smartphon-ët Android,edhe në Itali, me objektiv vjedhjen e fondeve nga aplikacionet financiare që përdoret nga viktimat. ‘Ansa’ raporton se virusi quhet Brata dhe është evidentuar për herë të parë në vitin 2019, nga ekspertët e sigurisë së Kaspersky.

Por në ditët e undit kompania ‘Cleafy Labs’ ka konstatuar një përhapje të rrezikshme të tij nëpër Europë.

Gjithçka nis nga një mesazh ‘phishing’ që pretendohet se vjen nga banka. Nëse klikohet të dërgon në një faqe që nis instalimin e një aplikacioni të emërtuar “Antispam, siguri e avancuar”. Më pas, përdoruesit i kërkohet që të fusë kodet personale të llogarive të tij bankare e nga këtu nis edhe vjedhja e parave të tij. Dhe jo vetëm kaq: pasi janë boshatisur llogaritë, Brata e detyron telefonin të kthehet në gjendjen fillestare, duke krijuar kështu edhe më shumë probleme për përdoruesit.

Këshillat për të mos rënë pre e këtij mashtrimi janë të njëjtat: shmangni hapjen e linqeve që ju vijnë në mesazhe, chate, edhe pse në dukje janë dërguar nga institute bankare dhe mos instaloni aplikacione që janë jashtë ‘Play Store’ të Android.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb