Skënder Gega është prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i Kukësit. Tekniku tropojan ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin verilindorë ku sigurisht objektivat nuk ndryshoj as me të në stol, përkundrazi titulli kërkohet me çdo kusht. Gega mund të ndryshoj ekip por jo mentalitet dhe mënyrën se si flet. Ish trajneri i Partizanit nuk preferon të bëj premtime por nuk ka frikë nga kjo sfidë e re:

”Kam qenë në bisedime me Kukësin. Nuk është e thënë se do biem gjithmonë dakord. Këtë radhë ramë dakord dhe jam pjesë e Kukësit. Titulli? Unë nuk premtoj gjë. Unë do bëj të pamundurën, sepse e kemi potencialin. Unë i dua sfidat dhe jam gati për çdo sfidë. Bllokimi i merkatos? Unë e kam marr vesh kur e keni marrë ju vesh. Jam i sigurt që nuk do ketë bllokim. Kukësi ka një grup të mirë. T’i shoh gjërat me optimizëm. Jemi gjatë gjithë kohës në punë. Po shikojmë futbollistë shqiptarë dhe amerikane. Në vazhdim do kemi gjera të reja. Nuk është problemi i trajnerit.

Nuk më intereson nga vijnë, por ana teknike. Të gjithë do vijnë me aporovimin tim. Largimet? Klubi i ka vlerësuar si lojtarë. Të gjithë kanë punuar mirë. Ky grup i ka kualitetet. Asnjë person që është nën kontratë, kurr s’e kam çuar në mendje që t’a kontaktoj. Kontrata ime është një vjeçare. Nuk kam frikë dhe ambiciet nuk janë sekrete. Kemi ndeshjet e Europës. Gjërat do vijnë në vazhdim. Te Partizani kam mësuar shumë. Besoj se kemi eksperiencën dhe potencialin.

Tirana doli kampione me meritë. Kukësi ka qënë rival dhe ndjekëse. Unë u foksuova te pjesa se çfarë i mungon. Kukësi është klub elitar, edhe te Partizani kisha repsekt për ta.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: