TIRANE

Khloe vajza e Zaimina Vasjarit bën sot 1 vjeçe. Si Sot një vit më parë këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Nga historia shumëvjeçare e dashurisë me partnerin e saj Klodi, ajo solli në jetë vogëlushen, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.

Për ta bërë dhe më origjinale këtë ditë të shënuar për të si nënë, Zaimina ka vendosur që të ndajë me publikun virtual një video me foto dhe dedikime të ndjera, në sfond të së cilës dëgjohet kënga “You Are The Reason” nga Calum Scott.

“Uroj që fytyra jote e bukur të jetë e mbushur plot me gëzim dhe zemra e mbushur vetëm me dashuri të përjetshme. Mezi po pres të të surprizoj çdo 29 janar. Ditëlindja e parë e vogëlushes së ëndrrave të mia, Khloe”,- shkruan Zaimina krahas videos.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb