Mbrëmjen e djeshme ishte nata e parë e festivalit të “Sanremo”-s në Itali. Prezantuesi dhe producenti ekzekutiv i festivalit, Amadeus, ftoi në skenën e madhe infermieren, Alessia Bonari, e cila punon në një spital në Milano.

Ajo ishte e ftuar për shkak të një foto të saj që u bë shumë virale në rrjet në fillimet e pandemisë. 23-vjeçarja postoi në marsin e vitit të kaluar një “selfie” ku tregonte shenjat e maskës në fytyrë.

Si pasojë, Alessia në atë kohë u kthye në një nga fytyrat simbolike të luftës kundër pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë në skenën e Ariston, ajo dha një mesazh të rëndësishëm.

“Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë sikur kur bëra atë fotografi, ne nuk duhet të lejojmë neglizhencën. Të bashkuar, ne me siguri do të kemi sukses”, tha ajo.
Infermierja e cila luftoi në vijën e parë të fronit kundër Covid-19, shtoi se jeta e saj nuk ka ndryshuar

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: