Aksidenti i një viti më parë la pasoja të rënda tek 18 vjeçari Iljan Krasnaj nga Karpëni i Kavajës. Jeta e tij mori një tjetër rrjedhë pasi korrikun e një viti më parë u përplas me motor. Ky aksident la pasoja fatale për të riun duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në tru, gjysëm paralizë në njërin krah dhe këmbë si dhe humbje në 90% të shikimit në syrin e majtë ndërsa tani rrezikon edhe syrin tjetër.

Iljani ka nevojë për transplantim të bebes së syrit, operacion që kushton 8 mijë euro, kosto që familjaKrasnaj nuk e përballon dot.
Edhe pse ka dhimbje kur sheh të birin nëna e Iljanit thotë se me të ardhurat e pakta që sigurojnë nga punët e fshatit nuk mund ta mbledhë dot shumën e kërkuar për operacionin.

“Operacioni kushton shumë, ne nuk jemi në gjendje t’ja bëjmë atë. Ka një vit që djali e vuan këtë siklet. Po e mbajmë me mjekime derisa ta rregullojmë këtë problem. Të ardhurat tona janë të pakta. Kempi i djalit 100 Mijë lekë të vjetra dhe 40 Mijë lekë asistencë i përdorim vetëm për ilace. Ne punojmë në bahçe dhe ato që shesim nuk na dalin as për t’u ushqyer, prandaj nuk e përballojmë dot. Shpresa për shërim na kanë dhënë, por ne nuk mund ta bëjmë dot, skemi lekë”, shprehet mes lotësh nëna e 18 vjeçarit.

Me shpresës që të shoh të birin e shëruar nëna e Iljanit lutet të dikush ta ndihmojë 18- vjeçarin për t’ju rikthyer jetës së mëparshme.

“Kush të ketë mundësi të na ndihmojë që të bëhet edhe ky fëmijë sa më mirë. Për ne është shumë e rëndë që e shohim fëmijën tonë kështu dhe skemi mudësi ta ndihmojmë që të bëhet si shokët, thotë mes lotësh nëna e tij”, thotë ajo.

Kush dëshiron që ta ndihmojë këtë djalë të ri vetëm 18 vjec, mund të kontaktojë tek numri I tel +355 68 818 4958

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb