Vladimir Putin është ‘tmerrësisht i frikësuar’ teksa shënon përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës , thotë një ish-gjeneral i shërbimeve sekrete ruse.

Sipas ish-shefit të divizionit të FSB-së në Moskë, diktatori rus e ka keqkuptuar vendosmërinë e Perëndimit për t’i dalë kundër tij dhe nuk e ka kuptuar paaftësinë e ushtrisë së tij.

“Putini e kupton në mënyrë të përsosur gjendjen shpirtërore të njerëzve që kanë humbur gjithçka për shkak të tij”, tha gjenerali në pension Yevgeny Savostyanov.

“Ai e kupton se ky zemërim mund të gjejë një rrugëdalje, kështu që i mban ata larg. Putini tani është tmerrësisht i frikësuar. Ai e kupton që është në telashe”, tha ai.

Dje, dokumentet e zbuluara tregonin që FSB-ja mashtronte Putinin për shanset e tij për fitore, duke i thënë se forcat e tij do të pushtonin Kievin në vetëm tre ditë dhe se ukrainasit do të mirëprisnin ushtarët rusë me krahë hapur.

Megjithatë, sot shënohet një vit që kur Putini filloi pushtimin. Forcat ruse janë të vendosura në lindje dhe Volodymyr Zelensky mbetet ende president.

Dhe ndërsa Rusia ka arritur deri më tani të zbusë ndikimin e sanksioneve perëndimore, Savostyanov tha se falë Putinit dhe pushtimit të tij në Ukrainë, populli rus “do të jetojë shumë keq”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: