Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë ndarë përsëri. Çifti i famshëm i ka dhënë fund historisë së tyre, gati një vit nga ribashkimi tyre.

Mesa duket shkak edhe këtë herë është bërë tradhëtia. Vetë moderatorja nëpërmjet një video ka lënë të kuptohej se ky nuk është një moment i mirë për të, duke konfirmuar edhe ndarjen.

”Nuk e kam bërë kurrë një gjë si kjo. Jam dhe pak nervoze, nuk janë ditë të lehta për mua janë të komplikuara. Dua të them një gjë, çdo herë që shikoj artikujt lodhem nga ato raportime. Nuk mund ti shmangem këtyre gjërave por fatkeqësisht ka media që i hiperbolizojnë gjërat. Unë jam nënë kam një djalë”. shkruan moderatorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: