Një vit më parë, Erion Veliaj do të votëbesohej masivisht nga qytetarët e Tiranës edhe për një mandat të dytë për të vijuar punët e nisura.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë. Ai thekson se Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin pavarësisht tërmeteve dhe pandemisë dhe siguron se puna do të vijojë për qytetin e ëndrrave me po të njëjtën dashuri si ditën e pare.

“Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të parë të mandatit të dytë. Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush. E për këtë jam çdo ditë krenar! Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave, me po të njëjtën dashuri si ditën e parë. Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Bashkë”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: