Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët e rënë në krye të detyrës një vit më parë në Letoni, major Klodian Tanushin dhe nëntetare Zarife Hasanaj. Në një ceremoni të posaçme, të organizuar pranë Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve dhe Lëndëve Eksploziv (EOD), ku dy efektivët bënin pjesë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut në këtë kompani.

“Ne humbëm dy nga efektivët tanë më të mirë. Familja e FA humbi dy pjesëtarë të saj. Dy efektivë që e kishin përpara karrierën e tyre, një karrierë të shkëlqyer sepse e kishin treguar potencialin e tyre me çdo stërvitje dhe me çdo dislokim.”, u shpreh gjatë fjalës, Ministrja e Mbrojtjes.

Ajo nënvizoi vëmendjen ndaj familjeve të dy dëshmorëve të atdheut, sikundër për çdo familje të të rënëve në krye të detyrës, në radhët e Forcave të Armatosura.
Dy dëshmorët e atdheut, Tanushi dhe Hasanaj, tha më tej ministrja Xhaçka, janë kujtesa që ky profesion kërkon të rinj e të reja, burra e gra me ndjenjën e vetëmohimit e sakrificës.

“Ne të gjithë u detyrohemi atyre një borxh mirënjohje. E mbi të gjitha ju detyrohemi të vazhdojmë misionin tonë, për ta modernizuar më shumë, për ta bërë më profesionale, më meritokratike FA, për ta përmbushur më mirë misionin tonë për t’i shërbyer qytetarëve e për të garantuar sigurinë e tyre”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “Enhanced Forward Presence” në Letoni, humbën jetën një vit më parë, gjatë kryerjes së detyrave luftarake.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb