TIRANE – Ndarja nga jeta e këngëtarit dhe kantautorit të ndjerë Françesk Radi vetëm një vit më parë, ka lënë boshllëk tek të gjithë, sidomos tek ata që e njohën nga afër.
francesk-radi-2
365 ditë kanë ikur shpejt, por jo kujtimi i tij. Këngëtari shqiptar nuk do të vdesë kurrë sepse jeton përmes këngëve të tij.
Sot, për nder të tij, janë organizuar disa ngjarje të veçanta, mes tyre është edhe ajo e statujës së bronztë e cila është vendosur në zonën e liqenit artificial në kryeqytet.

francesk-radi1

Ka qenë mbesa e tij Rozana, e cila ka pozuar në krahë të statujës, e bashkë me të ka shkruar edhe një dedikim të ndjerë për xhaxhanë e saj. “Pate një jetë të trazuar Franko! 1 vit pa ty si një jetë! Sot ti erdhe pikërisht aty ku e nise, me kitarën tënde përballë amfiteatrit të Tiranës, afër gjelbërimit që aq shumë e doje. Mbollëm një pemë të cilës i dhamë emrin tënd. Sot ne vazhdojmë rrugëtimin e ëndrrës tënde që edhe pse e prerë tingëlloj gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshiu e qau, e kush e qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim Mik. Mirupafshim Franko! Do takohemi një ditë”- shkruan këngëtarja e njohur.

francesk-radi


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: