Balerina e njohur Hueyda El Saied u nda nga jeta një vit më parë. Hueydia u nda nga jeta për shkak se vuante nga një sëmundje të rëndë.

Bashkëshorti i saj Thierry, ka prekur zemrat ndërsa ka postuar një video në Instagramin e saj duke ndarë me ndjekësit momentet më të rëndësishme dhe të bukura, duke shkruar:  “Na mungon shumë…!! Një vit ka kaluar pa dëgjuar zërin tënd, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tënde… por je ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë! Të duam, Gabriel & Thierry”, ka shkruar ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb