TIRANE

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të saj, Ajola Xoxa ka zgjedhur disa fjalë zemre për të rikujtuar sot njeriun e rëndësishëm në jetën e saj. Përmes një fotoje të veçantë që bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës duket se e ka shkëputur nga albumi i momenteve të veçanta nga dasma, Ajola ka bërë dedikimin prekës, me fjalë zemre për babanë e ndjerë.

“Një vit pa ty. Dhe nuk ka asgjë që ta lehtësojë dhimbjen për humbjen tënde. Asnjë përqafim nuk e zëvendëson dot tëndin. Të dua përgjithmonë”, shkruan ajo në postimin e fundit në rrejtet sociale.

Në mënyrë të vazhdueshme, Ajola ka zgjedhur që ta kujtojë të atin përmes dedikimeve apo postimeve të veçanta nga kujtimet më të bukura me të.

Ajola Xoxa

Arben Xoxa, i biri i shkrimtarit Jakov Xoxa u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti. Ndarja e tij nga jeta ishte një humbje e madhe për Akademinë, por një humbje akoma më e madhe për familjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb