Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, kujton vëllain e saj, që humbi tragjikisht jetën një vit më parë në aksident me makinë.

Me fjalë rrëqethëse, deputetja Gjylameti shkruan mes të tjerash se mungesa dhe dhimbja është e vështirë.

“Një vit pa ty, na duket pafundësi! Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë. Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën . Sjanë pak , kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit, ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë. I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e çdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!”, shkruan Gjylameti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb