PARIS- Gjendja e emergjencës në Francë, e vendosur që prej sulmeve terroriste të vitit të kaluar në Paris, pritet të zgjatet edhe më tej, siç është shprehur për “BBC”-në kryeministri Manuel Valls. Ai i justifikon këto masa me nevojën për të “mbrojtur demokracinë tonë”. Valls ka folur në përvjetorin e parë të sulmeve të ndërmarra nga militantët islamikë, pas të cilave mbetën të vdekur 130 persona. Presidenti François Hollande e ka përkujtuar përvjetorin e parë të sulmeve të Parisit duke zbuluar pllakatat përkujtimore të viktimave.

Një minutë heshtje është mbajtur edhe në sheshin e rikonstruktuar enkas për viktimat e sulmeve në kryeqytetin francez, nga xhihadistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik. Ndërkohe mbrëmjen e djeshme, pikërisht ne Batklan ku një vit me pare u vranë dhjetëra njerëz te pafajshëm ishte i ftuar Sting i cili përpara se te kendonte disa prej hiteve me te njohura, mbajti nje minute heshtje për viktima.

Më 13 nëntor të vitit 2015, një grup xhihadistësh nisën sulme të koordinuara në “Stade de France” dhe në restorantet e mbushura me shumë njerëz, pikërisht mbrëmjen e asaj të premteje. Salla e “Bataclan”-it ishte edhe skena më e përgjakur e atyre sulmeve, pasi 3 agresorë të armatosur hynë në të dhe qëlluan ndaj turmës së pranishme në një tjetër koncert, duke vrarë 90 prej tyre.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: