Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019, Prokuroria e Krujës ka regjistruar procedimin penal për shkollën e dëmtuar ”Ramazan Jangozi” në Thumanë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Prokuroria tashmë ka vendosur nën hetim 10 persona, fizikë dhe juridikë, për shpërdorim detyre, falsifikimi i dokumenteve, stampave dhe formularëve me role të ndryshme si projektues, mbikqyrës, kolaudatorë, administrator dhe funksionarë të Bashkisë  Krujë.

Kësaj dosje tashmë i mungon vetëm akt ekspertimi teknik ndërtimor, nga i cili do të çmohen edhe provat bashkë me indiciet për të konkluduar më pas me procedimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb