TIRANE

Boksieri i njohur shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, dhe modelja Heidi Lushtaku për vite me radhë kanë qendër ndër çiftet më të komentuar në media rozë. Por vetëm pak muaj më parë çifti i dha fudn marrëdhënies së tyre.

Në fillim gjithçka u mbajt sekret, derisa më pas Heidi hapur përmes një letre të publikuar në rrjetin social Instagram, kishte konfirmuar ndarjen duke thënë si dyshja i kanë ndarë rrugët paqësisht.

Mirëpo vetëm pak muaj pasi ndodhi kjo, duket se ka të reja me boksierit dhe modeles së njohur, të cilët mesa duket i kanë hapur rrugë ribashkimit. Ka qenë emisioni “Prive”, që në një nga kronikat e emisionit, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin për ribashkimin e tyre.

Robin Krasniqi dhe Heidi i kanë dhënë vetes një shans të dytë për të rinisur gjithçka nga lidhje, veçse ndryshe nga hera e kaluar, këtë herë ata po e mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të mediave dhe rrjeteve sociale.

Kujtojmë që pak kohë më parë boksieri me prejardhje nga Juniku, u shpall kampion bote pasi arriti të fitojë titujt IBO dhe ËBA në përballjen ndaj Dominic Boesel me nokaut. Për këtë fitore ai u përgëzua edhe nga Heidi Lushtaku në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb