Einxhel Shkira ka pësuar një incident të rëndë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo ka thyer krahun teksa ka qenë duke luajtur gjatë një loje të improvizuar në shtëpi.

Për pasojë, ajo u nis menjëherë drejt spitalit ku edhe po merr një trajtim më të specializuar.

Vëllai i Madh” i ka njoftuar banorët se doktorët kanë vendosur që Einxhel të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas ndërhyrjes ajo duhet të qëndrojë në spital për aq kohë që mjekët të vendosin.


Ajo do të jetë e shoqëruar nga kamerat dhe e shoqëruar nga asistentët e produksionit.

Kjo u është komunikuar banorëve përmes një zarfi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: