Zllatan Ibrahimovic po konfirmohet javë pas jave si lider absolut i Milan, aq sa drejtuesit e klubit janë duke punuar për ti ofruar një kontratë të re. Ky është një fakt, po aq sa edhe mosha e tij, në sezonin e ardhshëm suedezi do të jetë 40-vjeç. Pavarësisht formës së tij, kuqezinjtë shohin pak më larg, kërkojnë një zëvendësues që të pranoj statusin e aktual, të jetë zëvendësues i Ibrës ndërsa në të ardhmen e afërt të marrë vendin e tij.

Marcus Thuram Borussia Monchengladbach 30102019 1o966yvbg9ffp18hvrqmxm6848
Marcus Thuram Borussia Monchengladbach 30102019 1o966yvbg9ffp18hvrqmxm6848

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Milan ka piketuar Marcus Thuram, djalin e Lilian Thuram. Sulmuesi i B.Monchengladbach ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 ndërsa vlera e tij e kartonit llogaritet me 30 milion euro. Nga Spanja kanë një tjetër opsion, Milan po shqyrton mundësinë për të transferuar Memphis Depay. Holandezi është në skadencë të kontratës, është objektivi kryesor i Barcelonës, por duke parë vështirësitë ekonomike që po kalon klubi blaugrana, Milan kërkon të josh holandezin. Lion nuk ka ndërmend të pres gjatë Barcelonës pasi lojtari duhet të shitet në janar, në të kundërt, në fund të sezonit do ta humbasin me parametra zero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb