TIRANË

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë të ditur sot se një zyrtar i Europol do të jetë tashmë në Policinë e Shtetit nga janari i 2019. Në një status në “Twitter”, Soreca shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”, thotë ambasadori i BE.

Soreca 2
Soreca 2

“Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinëe Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca.

Soreca 1
Soreca 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb