Një shumë parash është vjedhur në arkën e një xhamie në fshatin Podgorie të Maliqit. Ka qenë Imami i xhamisë që ka kallëzuar ngjarjen në polici, ndërsa dyshohet se shuma e vjedhur nuk i kalon 15.000 lekë, pasi ky është zakonisht fondi që mblidhet nga besimtarët.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është konstatuar e hapur arka, ku është marrë një sasi e vogël parash në rastin që përsëritet sërish pas 4 vitesh në xhaminë e fshatit.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: