Nga: ENEIDA CAKERRI

1 petë sfoliatë
500 ml qumësht
100 gr sheqer
3 të verdha veze
50 gr niseshte
150 gr çokollatë për ëmbëlsira
200 ml pana për ëmbëlsira
Sheqer pluhur
Kakao

Në një tavë vendosim një letër pjekjeje. Hedhim sheqer mbi të. Sfoliatën e presim në 3 pjesë. I vendosim pjesët mbi tavë. Nga lart shtojmë sheqer, një letër pjekje tjetër dhe një tavë me peshë. E pjekim me 200 gradë për 20 minuta.
Një një tenxhere vendosim qumështin me sheqerin të ziejnë. Mbajmë pak sheqer menjanë.
Rrahim të verdhat e vezëve me niseshten dhe sheqerin. Shtojmë qumësht duke trazuar të mos mpiksen. Sapo vezët të marrin nxehtësi shtojmë gjithë qumështin. E lëmë të ftohet. Rrahim panën dhe ia shtojmë kremit të pastiçerisë. Kremin e kalojmë në një qese pastiçerie. Vendosim një petë poshtë, kremin në formë topash, petë lart dhe kremin. E spërkasim me sheqer pluhur dhe kakao.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb