Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka renditur sot dështimin e radhës sipas tij, të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Instastory”, kryedemokrati thotë se na ndajë 59 ditë nga dita e zgjedhjeve, duke shtuar se Rama premtoi uljen e çmimit të naftës. Përgjigja për këtë premtim të bërë sipas Bashës, është jo.

Sipas tij, kryeministri ka bërë të kundërtën duke e rritur me 240 lekë për litër çmimin e saj. Ai ka shpërndarë në “Instastory” edhe një artikull të “BalkanWeb”, ku Shqipëria renditet si vendi me çmimin më të lartë të naftës në Europë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: