Kur na ndajnë 45 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD, Lulzim Basha, ka renditur sipas tij një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në “Instastory”, kryedemokrati rikujton se në vitin 2013, Rama premtoi se uji në rubinet dhe parcelë, nuk do të jetë më temë fushate elektorale në vitin 2017 dhe sipas Bashës, ky premtim jo vetëm nuk është mbajtur, por vijon të jetë premtim elektoral në fushatën aktuale.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

45 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Në 2013 Rama u zotua se uji në rubinet dhe parcelë, nuk do të jetë më temë fushate elektorale në vitin 2017. A e mbajti këtë zotim?
Përgjigja: Jo! Në 2021-in Rama vijon të bëjë fushatë me premtimet e pambajtura për ujin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb