Kryetari i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në “Instagram” kujton njëqind dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Basha thekson se Shqipëria është bërë vatër e pastrimit të parave, duke shtuar se shkak për këtë gjendje është korrupsioni i lartë qeveritar.

“A ka përparuar qeveria shqiptare në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimeve financiare? Përgjigja është jo.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo ndodh për shkak të korrupsionit, institucioneve të dobëta dhe krimit të organizuar, si dhe parave të trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri”, shkruan Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb