Kryedemokrati Lulzim Basha, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan se Edi Rama ka më shumë se 100 dështime në mandatin e tij.

Basha shprehet se Rama e ka cilësuar si të suksesshme betejën ndaj kanabisit, mirëpo, sipas liderit të PD-së, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Numri një i selisë blu thekson se në një raport për drogën, rezulton se Shqipëria ka qenë vend origjine për kanabisin dhe se grupet e organizuara përfitojnë nga korrupsioni në vend.

Sipas Bashës, raporti në fjalë është organizuar në vitet 2014-2018.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: