Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Daniel Serwer.

Meta thotë se Shqipëria do i jetë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij të çmuar për promovimin dhe lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA.

“Ndihmesa e vyer e Prof. Serwer në shërbim të konsolidimit të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, meriton gjithashtu falenderim të madh”, shton ndër të tjera kreu i shtetit.

Postimi i Ilir Metës:

Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, pata kënaqësinë e veçantë të nderoja me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, mikun e shquar të kombit shqiptar, Prof. Daniel Serëer.
Përherë mirënjohës për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA, për angazhimin shumë të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke spikatur veçanërisht si një zë i fuqishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut, sidomos në vitet e vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë.
Ndihmesa e vyer e Prof. Serëer në shërbim të konsolidimit të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, meriton gjithashtu falenderim të madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb