Dhimitraq Paskali, xhaxhai i Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi në Kombinat, nxori në dritë detaje tronditëse nga rrëfimet që kishte bërë mbesa e tij. Në një interviste telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 tha se pavarësisht faktit se kishte tentuar që të pyeste mbesën e tij për personat me kostum serioz të zinj që hynin në banesën e saj, kjo e fundit ka refuzuar që të flasë.

Po ashtu ai tha se ka dyshime të forta se Blerta ishte porositur nga nënë e saj edhe për ceremoninë mortore, pasi i kishte lënë amanet që t’i vendosnin Zhanetës dhe Anisës trëndafila të bardhë dhe të kuq te varri.

“Për atë shqetësohem. Nuk flet për ata ajo. Nuk i zë në gojë ata. Deri sa është lyer trupi i vajzës me parafinë, dikush e ka dhënë këtë mësim. Ajo më porosit që varrimi të bëhet i rregullt dhe më tha; do t’i vësh trëndafila të kuq e të bardhë. Këtë detyrë do e ketë marrë nga nëna e saj. Këtë porosi si ka nga vetja.”, tha xhaxhai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb