SERBI

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një emision në RTS ka deklaruar se nuk kërkon falje për deklaratën e saj  që e ka dhënë ditë më parë se ”qytetarët e Kosovës janë njerëz të malit”. Ajo thekson se nuk do të kërkojë falje për këtë deklaratë, sepse sipas saj është e vërtetë, shkruan RTS. “Është e pamundur të flasësh me ta. Është jashtëzakonisht e vështirë, dhe është dëshmuar pothuajse e pamundur për të dalë me këta njerëz, për të negociuar”, ka deklaruar ajo.

Brnabiç,  më tutje tha se po kërkon çdo mundësi për dialog dhe kompromis.

“Ne jemi duke kërkuar çdo mundësi për dialog, për një kompromis,” tha Brnabiç.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb