Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Gothenburgun e Suedisë këtë mëngjes.

Mediat lokale, shkruajnë se shpërthimi është regjistruar në një ndërtesë në qendër të qytetit, e ku si pasojë rreth 20 persona janë transportuar në spital.

Në vendngjarje ndodhen mbi 40 kamionë zjarrfikës dhe shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Ndërkohë, është bërë e ditur se një zjarr i madh ka përfshirë ndërtesën pas shpërthimit, ndërsa 3 gra të moshuara kanë pësuar lëndime të shumta.

“Ne transportuam 20 deri në 25 persona në spital, disa u plagosën rëndë, disa lehtë. Tre gra të moshës 60-80 vjeç u plagosën rëndë”, ka thënë një mjek.

Policia suedeze njoftoi në faqen e saj në internet se po punon për evakuimin e njerëzve që jetojnë në zonë. Nga krahu tjëeetër, policia thotë se ka hapur një hetim dhe deri më tani nuk kanë asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Ka raportime, se disa prej personave, nga frika e madhe janë detyruar të hidhen nga ballkonet. Megjithatë është ende herët dhe detaje të hollësishme ende nuk kanë dalë në dritë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb