Njerëz që largohen të alarmuar dhe… Publikohen pamjet e atentatit, si u vra shqiptari me dy plumba në kokë në Greqi (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar momentin e atentatit ndaj shqiptarit Dikenc Halili, që në vendin helen njihej me emrin Kristo. 39-vjeçari nga Tepelena, u vra me 2 plumba në kokë e një në bark mbrëmjen e djeshme në një lokal të Athinës, ku dhe po konsumonte një pije.

Në videon e siguruar shihet shqiptari i ulur në bar, ndërsa pranë i afrohet një tjetër person, që nxjerr armën dhe e qëllon. Të pranishmit në bar largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga ajo që ndodhi.

Ndërkohë, shqiptari fillimisht u dërgua me plagë të shumta në spital, ku dhe ndërroi jetë. Ai njihej si një personazh i njohur atje, sepse menaxhonte një lokal në kryeqytetin grek ku dhe ftonte këngëtarë të njohur.

Dyshohet se në atentat janë përfshirë më shumë se një person. Fill pas krimit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip ‘Toyota Yaris’, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Po ashtu mësohet se viktima është me precedentë penale, ndërkohë që një prej pistave të krimit dyshohet për larje hesapesh, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb