Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky u ka kërkuar liderëve botërorë që të mos dorëzohen para “shantazhit bërthamor” të Rusisë dhe i ka bërë thirrje Australisë për ndihmë në një votim kritik në OKB javën e ardhshme.

Duke iu drejtuar Institutit Lowy me bazë në Sidnei me lidhje të enjten në mbrëmje, Zelenskiy zbuloi se Australia po i ofronte armë të rënda Ukrainës në paketën e saj të ardhshme të mbështetjes ushtarake për t’u mbrojtur kundër pushtimit të Rusisë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të shqyrtojë një rezolutë që dënon aneksimin e supozuar nga Rusia të katër rajoneve pjesërisht të okupuara ukrainase, por zyrtarët rusë po lobojnë për një votim të fshehtë në mënyrë që vendet të mos kenë nevojë të bëjnë publike qëndrimet e tyre.

“Unë po i kërkoj Australisë që të përdorë të gjithë ndikimin e saj për të bindur sa më shumë vende të jetë e mundur që të mos qëndrojnë neutrale dhe të votojnë për ligjin ndërkombëtar dhe kundër një aneksimi rus,” tha ai gjatë ngjarjes së Institutit Lowy.

Zelensky u bëri thirrje sa më shumë vendeve që të jetë e mundur që të bashkohen në “dënimin e qartë dhe të drejtpërdrejtë” të Kremlinit, duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të përshkallëzohej më tej nëse përgjigja do të ishte “e dobët”. Ai tha të enjten: Pra, edhe nëse ai do të vendosë të nisë një sulm bërthamor, mirë, çfarë mund të them? Unë mendoj se bota nuk do ta falë kurrë këtë.

“Unë mendoj se ai e kupton qartë se pas përdorimit të armëve bërthamore, ai nuk do të ishte më në gjendje të ruante jetën e tij dhe unë jam i sigurt për këtë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb