KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka apeluar për ndërgjegjësim dhe reflektim të thellë tek shoqëria në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Ai shprehet se 22 Prilli, duhet t’i shërbejë të gjithë botës si alarm për rritjen e kujdesit për një ndërgjegjësim kolektiv për të kuptuar rëndësinë e mjedisit ku jetojmë.

Sipas Thaçit, shkenca ka grumbulluar fakte që tregojnë se dy dekadat e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e planetit tonë.

“Dita e Tokës, 22 Prilli, i shërben tërë botës si alarm për rritjen e kujdesit dhe për një ndërgjegjësim kolektiv për rëndësinë e mjedisit ku jetojmë. Njerëzimi sot është një prej dëmtuesve më të mëdhenj të tokës, pyjeve, lumenjve dhe gjitha resurseve të tjera, prandaj ne të gjithë duhet të reflektojmë dhe të jetojmë duke u përkujdesur për gjithçka që na rrethon. Shkenca ka grumbulluar mjaft fakte që tregojnë se dy dekadat e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e planetit tonë. Duhet që secili prej nesh të përkujdeset që mjedisi të jetë sa më i pastër dhe me sa më shumë gjelbërim, si dhe të kufizojmë përdorimin e produkteve që ndotin dhe dëmtojnë natyrën. Vetëm atëherë ne të gjithë do të jetonim më shëndetshëm dhe do ta ruanim planetin tonë për gjeneratat e ardhshme!”-shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb