Gjithmonë e më shumë njerëz po konsumojnë peshk, deklaroi një agjenci e OKB-së, duke treguar faktin se në vitin 2018 konsumi global u rrit në një shifër prej 20,5 kilogramësh për frymë.

“Shifra është gati të rritet më tej në dekadën e ardhshme, duke nënvizuar rolin kritik në sigurinë globale të ushqimit”, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) në edicionin e vitit 2020 të “Gjendja e Peshkimit dhe Bujqësisë në Botë”.

Agjencia e OKB-së renditi Bangladeshin, Kamboxhian, Gambian, Ganën, Indonezinë, Sierra Leonen, Sri Lankën, si dhe disa shtete të vogla ishullore në zhvillim, si vendet me dietat më të pasura me peshk.

Prodhimi global i peshkut qëndroi në rreth 179 milionë ton në 2018, me 156 milionë ton të destinuara për konsum njerëzor dhe 46% që vijnë nga akuakultura.

“Kina është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i peshkut”, njoftoi FAO.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: