Forumi për Reduktimin e Dëmit i organizuar nga Integra Africa u mbajt ditën e enjte, duke hapur diskutime të rëndësishme nga ekspertë ndërkombëtarë të shëndetit publik por edhe reduktimit të dëmit.

Në qendër të diskutimit, qasja që mbajnë qeveritë në lidhje me reduktimin e dëmit. Ende 1,1 miliardë njerëz nëpër botë pinë cigare. Ndonëse ka prova nga testime të pavarura shkencore që tregojnë se produktet e nikotinës me risk të reduktuar, janë më të sigurta sesa cigarja, OBSH-ja dhe organizatat e lidhura me të, janë ende të angazhuara në një luftë kundër këtyre produkteve.

Për ekspertin e shëndetit Dr. Kgosi Letlape, njerëzit që mbrojnë me konservatorizëm qasjen kundra këtyre produkteve, janë si njerëzit që argumentojnë kundër vaksinës. Njësoj si vaksina, e cila është një metodë për reduktimin e dëmit nga COVID, alternativat me risk të reduktuar paraqesin një mundësi të mirë për përpjekiet e reduktimit të dëmit nga cigarja, një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve të parandalueshme në botë.

“Njerëzit anti-alternativave me risk të reduktuar, janë si njerëzit anti-vaksinës, në termat e reduktimit të dëmit të cigares.”, u shpreh Dr. Letlape.

Ashtu si në rastin e vaksinave, edhe në lidhje me reduktimin e dëmit të cigares, një pjesë të rëndësishme të peshës për keqfunksionimin e përpjekieve e mban keqinformimi.

“Dija është fuqi. Dhe në Afrikë, informacioni mungon. Dhe kur vjen fjala për reduktimin e dëmit, informacioni është akoma më i rëndësishëm.”, tha Dr. Letlape, “Gjithçka dimë në lidhje me çështjen, na vjen nga Amerika. Teknologjisë së ngrohjes pa djegie të IQOS, i është dhënë autorizim për t’u komercializuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, si produkt me risk të modifikuar. Pra, aprovimin për këto produkte, ne e marrim përmes FDA-së.”
“Kur them se dija është fuqi, e kam fjalën se publiku duhet të edukohet. Duhet t’i jepet informacion i mirëargumentuar, i vërtetë, i bazuar në shkencë.”

Dr. Letlape u bëri thirrje autoriteteve që të informohen, të zgjedhin një qëndrim të mbështetur në shkencë dhe të informojnë.

“Kemi një sfidë përpara, për t’u përballur me qasjen e OBSH-së. Na duhen udhëheqës që udhëheqin, jo të ndjekin çfarë na vjen nga jashtë, përfshirë nga OBSH-ja. Duhet t’i ndërtojmë politikat tona duke u mbështetur në shkencë, jo siç na drejtojnë të tjerët ta bëjmë.”
“Kur vjen fjala tek reduktimi i dëmit, duhet të ndjekim vetëm shkencën.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: