Drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Korçës, Edmond Spaho shprehet se Rama e ka quajtur atë “hienë”, pasi ka denoncuar rastin e dy të moshuarve, që jetojnë në një shtëpi të shkatërruar nga tërmeti i fundit i fortë në vendin tonë.

Spaho thekson se shumë nga të prekurit nga tërmeti jetojnë në kushte mjerane dhe në varfëri ekstreme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deklaratë për mediat e drejtuesit politik të PD-së për qarkun Korçë, Edmond Spaho:

Kryeminstri ne ikje, sot me ka quajtur hiene per nje kronike te bere ne fshatin Qafzeze te Ersekes ku tregoja se si nje cift pleqsh jetonte ne vaferi dhe ne shtepi te rrenuar nga termetet e Qershorit dhe Nentorit 2019.

Per kete rast ekstrem te papergjegjesise se institucioneve vendore dhe qendrore kane bere kronika televizive te perseritura gjate dy viteve te fundit disa tv dhe gazeta në vend. Besoj se ato nuk jane hiena.

Kryeministrin e kane genjyer ose nga halli genjen vete kur thote qe personi ne fjale ka zaptuar shtepine e dikujt qe ka emigruar ne Amerike.

Personi ne fjale ka 20 vjet qe jeton ne ate shtepi se bashku me te motren e tij. E motra ka emigruar ne Amerike. E motra i ka derguar nga Amerika prokuren e perfaqesimit ne menyre qe shtepia te riparohet nga demet e termetit.

Personi ne fjale nuk ka mohuar qe i eshte dhene bonus qeraje, problemi i vetem eshte qe Guzhina qe Bashkia Erseke i ka vene ne dispozcion eshte nje haur lopesh dhe pensionistet kane vendosur se eshte me mire te jetojne ne shtepine qe po shembet se sa ne haurin e lopes.

Ne shtepine e ketij cifti kane vajtur Kryeministri Rama, minstrja e Financave Denaj dhe ministrja dhe deputetja e zones Spiropali pa folur per drejtues vendore. Te gjithe kane premtuar riparimin e  shtepise  cila edhe dy vjet pas termetit eshte e pa riparuar. Rama genjen kur thote qe pensionistet jetojne ne shtepi te re . Ata jetojne ne shtepine e demtuar. Kushdo mund te shkoje ta verifikoje .

Ne Qafezeze ky nuk eshte rasti i vetem i mosriparimit te shtepive te demtuara nga dy termetet e vitit 2019. Jane edhe 10 familje te tjera te cilave ju jane demtuar shtepite dhe kane marre ne kembim vetem propoganden e Rames, pa u bere asnje riparm. Ato jane: Festim Caushi, Iqmet Kasemi, izet Meka, Florenc Foto, Iqmet Osmani, Artur Jaho, Ervis Roli, Besnik Rrapushi, Seit Jace dhe Dashmir ismani.

Dy vjet pas renjes se termetit askujt nuk i eshte riparuar shtepia. Fati i tyre do zgjidhet ne 25 Prill kur Rama do te humbe dhe keto familje dhe e gjithe Shqipera do fitojne.

Faleminderit!

Korce me 22.02.2021

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb