Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj në Baldushk. Kryemadhi theksoi se angazhimi i LSI-së është ndërtimi i një vendi ku të rinjve t’u jepet mundësia për punë.

Ajo pohoi se kudo ku ka takuar njerëz gjatë kësaj periudhe, ka parë tek ta një revoltë kundër kësaj qeverie.

“Ne një program e kemi të qartë këtë gjë. Është e prekshme për studentët, pedagogët, dhe klasën politike. Ne i japim zgjidhje problemeve. Për ne arsimi është kryesor. Pagat janë të ulëta, papunësia e madhe.

Kjo pamundësi i bën të rinjtë që të ikin jashtë. Unë jam optimiste, pasi vijë nga disa rrethe. Ajo që më ka bërë përshtypje është ajo revolta që kanë njerëzit brenda. Unë kërkoj angazhimin tuaj. Ne do e ndëshkojmë me votë këtë qeveri. Ka përdorur imazhin, votën tonë. Periudha e tranzicionit duhet të marrë fund.”, tha Kryemadhi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb