Pedagogu dhe aktivisti Endri Shabani, i ftuar këtë mbrëmje në “Open”, u shpreh se arsyeja e ardhjes së Gieorgia Melonit në krye të qeverisë italiane, është një ndryshim i establishmentit politik që po ndodh tashmë në të gjithë Europën.

Ai u shpreh se koha për një ndryshim të tillë ka ardhur edhe në Shqipëri, por ashtu si në rastet e shpalljes së pavarësisë apo ndryshimeve të viteve 1990, ne jemi të fundit në procese të tilla që sjellin ndryshim.

“Po ta shohim në të gjithë Europën ka ndryshim të establishmentit politik, fatkeqësisht Shqipëria është e fundit. Është ndryshuar në BE dhe rajon, ne jemi të fundit. Italianët kanë ndryshuar filmin. Ka ndryshim të klasës politike që sjell reformim të partive dhe spektrit politik. Ka ndodhur më Kosovë, Maqedoni Francë, Mal i Zi. Disa janë faktorë lokalë, disa me ideologji. Në vitet ‘90 pati një ndryshim në kalimin e rrugës së tretë që në Shqipëri e solli Rama, me politika përtej së majtës e së djathtës. Përgjigja e popujve të Europës, është që njerëzit duan debat politik, jo thjeshtë debat teknik. Duan njerëz që thonë jemi kundër. Populli italian dhe në të gjithë Europën kërkuan debat ideologjik politik dhe duan fajtor për pabarazinë në rritje, kudo. Kush më tepër e një establishment ekonomik e politik është fajtor.
Koha gradualisht po vjen edhe në Shqipëri për të ndryshuar filmin. Ishim të fundit kur shpallëm pavarësinë, edhe në 90 por ndryshimi erdhi, ka ndodhur”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb