Martesa e Elgit Dodës dhe Klea Huta preku jo vetëm dy të dashuruarit, por u kthye në emocione të forta për të gjithë të pranishmit.

Një prej tyre ka qenë edhe një nga miqtë e ngushtë të dhëndrit, Romeo Veshaj, i cili, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ndau për publikun të gjithë emocionet e forta që kishte në dasmën e këngëtarit.

“E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot.

Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm“-është shprehur Romeo i përlotur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb