Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka sulmuar qeverinë, Komitetin Teknik dhe në veçanti doktor Pëllumb Piperon për deklaratat që japin dhe për menaxhimin e situatës së COVID-19 apo vaksinimit.

Lubonja thotë se të gjithë këta janë bashkëautorë të gënjeshtrës dhe mashtrimit pasi janë të paaftë për gjëra të tjera.

Ai thekson se Pipero deklaratat i ka pasur gjithmonë konform politikave të Ramës, sipas nevojës së shtetit, dhe jo sipas halleve të shqiptarëve.

PJESË NGA FJALA E FATOS LUBONJËS

FATOS LUBONJA:Dyshimet më të mëdha nuk janë NOVAX këtu, këtu janë ccfarë janë këto vaksina. Ccfarë po fus në trup, është ujë, apo të skaduara, apo janë shkrirë më parë, apo kanë ngelur të shkrira.

Një pulë kur shitet në këto supermarketet, ka datën e skadencës, kur është prodhuar, e shoh kur e blej. Si shkoj unë tek Pipero që më thotë mua vijnë të dielën, edhe ato vijnë të martën a ku di unë.Si kam besim unë tek ta, ccfarë është ky Komision, ky Komisioni që merret me COVID-19. Ccfarë njerëz janë këta? A u ka ngelur ndonjë fije dinjiteti? Shkon në linjë me të gjitha gjërat. Shkon në linjë pasi po rritet numri  i të infektuarve, po bien shtrimet në spital. Pse? Se njerëzit s’kanë besim tek këta. Se më shërbejnë. Se del ajo Tirja shkojnë e bëjnë tek Air Albania, tek stadiumi, tek Duka dhe i kërkonte dhe qira, i kërkonte. Keni parë ndonjë shtet që e bën në stadium. E pashë në Turqi, rrinin në dhoma, kishte dhomë vaksinimi dhe një dhomë shtesë për të ndejtur në të ngrohur. S’kanë vend të bëjnë. Këta janë komplet të paaftë, të aftë për të gënjyer e mashtruar.

PYETJA: Të gjithë, edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve?

FATOS LUBONJA: Të gjithë janë, janë bashkëautorë. Dhe shteti duhet të hetojë nëse ka organe për ta hetuar këtë punë.

PYETJA: Duhet të mbajnë përgjegjësi edhe për deklaratat, qoftë z.Pipero që e përmendët?

FATOS LUBONJA: Sigurisht do japin deklarata, se e kemi parë Piperon gjithmonë konform me politikat e Ramës.Edhe kur thoshte për maskat, duhen maska, s’duhen maska. Sipas nevojës që kishte shteti, i bënte deklaratat Pipero, jo sipas halleve të shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb