Shkrimtari Albatros Rexhaj në një lidhje skype për emisionin ‘’Vila 24’’ në News24 ka thënë se për koronavirusin qytetarëve u duhet thënë e vërteta pasi nëse ajo fshihet edhe qytetarët do neglizhojnë.

Një gjë e tillë sipas tij ka ndodhur nga shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë të cilët e neglizhuan rrezikun e koronavirusit dhe e neglizhuan ose e morën me sportivitet.

Më tej sa i takon masave në dy vendet, Rexhaj thotë se qytetarët në Kosovë kanë shfaqur më shumë disiplinë se në Shqipëri pasi menjëherë pas masave nuk u dyndën në lokale apo restorante apo të dalin në rrugë por qëndruan në shtëpi.

‘’Brezat e rinj duhet të mësohen pak me këtë regjim. Por pjesa më e madhe e Kosovës e pranojnë, është pjesë e kulturë ssë përgjithshme. Nuk ka shpërthime si në Tiranë, janë më të disiplinuar. Nuk duhet të kemi atë prirjen si shqiptarë që të dyndemi në supermarkete. Dashuria nuk tregohet më me afri por me distancë.
Por njerëzve i duket sikur duhet të jetë aty ta marrë i pari. Kosovë janë shumë më të disiplinuar në Shqipëri me ç’shoh.
Unë gjithmonë kam besuar në atë që njerëzve u duhet dhënë të vërtetën, kam përvojë jetësore. Kam parë kriza të ndryshme në vende të ndrysh.e Si kanë reaguar shoqëri të ndryshme. Populli shqiptar dhe kosovar e morën me sportivitet, neglizhuan faktet nga bota, nga Kina nga Italia, thanë hajde se është grip.
Këtu janë bërë gabimet e para se unë u alarmova. Nëse në politikën amerikane flisnin gjithçka, por nga 8 shkurti janë dhënë udhëzimet për përgatitjen e njerëzve udhqimet, uji, barnat.
Tregojnë si shoqëritë e perëndimit janë përgatitur, kurse ne jemi si jemi. Tani ka ardhur por duhet të jemi të qetë pasi qetësia është e vetmja mënyrë.
Ky është një armik dinak dhe I vrullshëm. Ky nuk na mund se ka shigjetë vdekjeprurëse por që na godet me shumë shigjeta. E vetmja mënyrë është t’ja marrim këto armë.
Ndjekësve i them që njerëzit nuk duhet të punojnë në 3-4 turne se janë njerëz mbi të gjitha.
Nuk do doja të isha në lëkurën e një mjeku shqiptar, këta janë njerëz. Ushtarët e parë jemi vetë ne. Unë kam qenë në pavione të stërngarkuara. Mos ta sprovojmë veten, se dhe mjekët janë vëllezërit dhe motrat tanë. Ky është apeli im. ‘’- tha Albatros Rexhaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb