Myrto Uzuni është pa diskutim futbollisti më i rëndësishëm tek ekipi i tij Ferencvaros. Sulmuesi kuqezi vijon momentin fantastik duke qenë protagonisti kryesorë edhe në këtë aventure të hungarezëve në Champions League. Uzuni është jo vetëm golashënuesi më i mirë i ekipit, me katër gola, por dhe njeri asisit. Në ndeshjen e kthimit kundër Zalgiris, sulmuesi i Kombëtares dhuroi dy asisit perfekt për Mmaee, një në fundin e pjesës së parë dhe një në minutën e 72-të duke hipotekuar kualifikimin e Ferencvaros për në raundin e tretë në Champions League ku do të përballet me Slavia Prage.

Uzuni dhe Ferencvaros kërkojnë të përsërisin historinë e edicionin të shkruar ku për herë të parë prekën fazën e grupeve në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb